Kryeministri i Republikës së Maltës, Joseph Muscat, i cili sot qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë, në platonë e Qeverisë u prit me ceremoni zyrtare nga ana e kryeministrit të vendit Zoran Zaev, raporton Anadolu Agency (AA).
Në pritjen solemne, kryeministri i Maltës, Muscat dhe kryeministri Zaev zhvilluan takim ndërsa më pas edhe konferencë të përbashkët për media.
Zaev tha se vizita kthyese e kryeministrit maltez në Maqedoni është një shenjë e fuqishme se të dyja vendet u kushtojnë vëmendje të veçantë marrëdhënieve bilaterale.
“Unë dhe Joseph si dhe anëtarët e të dyja delegacioneve sot biseduam për fillimin e shërbimeve të drejtpërdrejta konsullore për qytetarët e Republikës së Maqedonisë në Valeta. Kjo do të jetë në dobi për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë që jetojnë dhe punojnë në Malta”, theksoi Zaev.
Ai poashtu potencoi se vendosja e marrëdhënieve diplomatiko-politike krijon impuls të fuqishëm për intensifikimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik. Në këtë drejtim do të nxiten Odat ekonomike të të dyja vendeve për të vendosur komunikim.
Kryeministri i Maltës, Muscat, riafirmoi mbështetjen për Maqedoninë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Për të procesi i anëtarësimit në BE është i madh dhe i rëndë.
“Do t’ju mbështesim edhe në planin politik, edhe në atë teknik siç edhe ju vetë kërkuat në një çast pa dallim të asaj çfarë është duke ndodhur në vend tjetër, do të mund të llogarisni në ne në fillimin e procesit së skriningut”, tha kryeministri maltez, Muscat.
Ai theksoi se si vendi më i vogël anëtar i BE-së me padurim pret t’i ndajë përvojat e saj me Maqedoninë.
Shijoni Krishtlindjet pa rrezikuar shëndetin, ja disa këshil...
Rrëzohet një aeroplan në Kazakistan
Kroacia synon të rivendosë shërbimin e detyrueshëm ushtarak ...
Kurti uron Krishtlindjet: Kujdesi dhe dashuria për tjetrin n...
Rusia nis një tjetër sulm në shkallë të gjerë ndaj infrastru...
Makina del nga rruga, humb jetën shoferi në Kurbin