Me marsh në mal, zëvendëskryeministri Bujar Osmani, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi dhe disa ambasadorë dhe përfaqësues të ambasadave në vend, edhe një herë e promovuan idenë që mali i Sharrit të shpallet Park Nacional.
“Jemi këtu bashkërisht me Komunën e Tetovës dhe ambasadorët të cilët na u bashkuan në këtë aksion për ta promovuar nevojën e shpalljes së Malit Sharr për Park Nacional. Mundeshim të dëgjojmë se punët rreth kësaj çështje po përfundojnë dhe mund të presim që në muajt e ardhshëm kjo edhe të realizohet”, tha Osmani.
Osmani shtoi se me këtë marsh po përcjellën dy mesazhe.
“U poqëm politikisht të jemi pjesë e BE-së, megjithatë edhe në pjesën e çështjeve praktikeve të jetesës evropiane, siç është mjedisi jetësor, ne tashmë jemi të gatshëm të jetojmë në mënyrë evropiane. Maqedonia e Veriut deri tani ka 9 përqind të territorit të saj parqe nacionale ndërsa me shpalljen e Malit Sharr për Park Nacional kjo përqindje do të ishte 12, me çka i afrohemi standardeve evropiane”, shtoi Osmani.
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Sot mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe M...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...