Në Mal të Zi sot është heshtja zgjedhore në prag të zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen nesër.
Zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit do të jenë të dymbëdhjetat që nga vendosja e sistemit shumëpartiak në Mal të Zi dhe të gjashtat pas pavarësisë.
Në zgjedhjet parlamentare do të marrin pjesë 15 lista. Siç u vendos me short, në fletëvotim në vendin e parë do të jetë partia “Është e qartë! – Partia Boshnjake – Ervin Ibrahimoviq”, e dyta “HGI – Në anën e drejtë të botës!”, dhe e treta “Drejtësi për të gjithë!” – dr. Vladimir Leposaviq”.
Lista e koalicionit të Partisë Popullore Socialiste dhe Demos “Për ty” do të jetë në vendin e katërt, lista e koalicionit të përbërë nga “Mali i Zi i Drejtë”, Lëvizja Demokristiane, “Mali i Zi i Lirë”, Partia Demokratike Serbe dhe Lëvizja për Plevlën do të jetë në vendin e pestë, me emrin “Koalicioni Popullor – të bashkuar dhe pikë”, , raporton Anadolu.
Në vendin e gjashtë renditet lista e Aleancës Shqiptare, koalicion i përbërë nga Forca, Aleanca Demokratike, Aleanca Demokratike e Malit të Zi dhe grupi qytetar Lëvizja për Tuzin, e ndjekur nga lista “Lëvizja për një Mal të Zi të sigurt – Sërxhan Periq”, pastaj lista “Lëvizja për Ndryshime – Mali i Zi i Pari – Nebojsha Medojeviq – Reforma për shpëtimin e vendit”.
Lista e “Po. Ne mundemi për një Mal të Zi qytetar!” është në vendin e nëntë. Në vendin e dhjetë është lista e koalicionit të përbërë nga Partia Demokratike e Socialistëve, Socialdemokratët, Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Partia Liberale – “Së bashku! Për të ardhmen që ju takon – Danijel Zhivkoviq”.
Lista “Evropa tani – Milojko Spajiq” është në vendin e 11-të, e ndjekur nga “SDP – Për shtëpinë tonë”, dhe më pas lista e koalicionit të Lëvizjes Qytetare URA dhe Demokratëve “Aleksa dhe Dritan – Numëroni me guxim.!”.
Në vendin e 14-të është lista e koalicionit të Demokracisë së Re Serbe, Partisë Popullore Demokratike dhe Partisë Punëtore “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, dhe në vendin e 15-të është lista e Forumit Shqiptar, e cila përbëhet nga Alternativa Shqiptare, Aleanca Demokratike e Shqiptarëve dhe Unioni Kombëtar i Shqiptarëve, me emrin “Forumi Shqiptar – Nik Gjeloshaj “BESA për Zhvillim Evropian”.
Të drejtë vote në zgjedhjet parlamentare kanë 542.468 qytetarë.
Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 07:00 deri në orën 20:00.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...