Policia kufitare e Malit të Zi tha se ka parandaluar kontrabandën e 18 kilogramëve kokainë në vendkalimin Debeli Brijeg, në kufi me Kroacinë.
Sipas njoftimit, rreth një orë pas mesnatës së 16 nëntorit u arrestua shtetasi shqiptar A.H., 34 vjeç, që drejtonte një makinë të tipit BMW me targa franceze.
“Përmes kontrollit të detajuar të mjetit, në një bunker të prodhuar enkas, u gjetën dhe sekuestruan 18 pako me lëndë pluhuri të bardhë, e dyshuar si kokainë, me peshë totale rreth 18 kilogramë. Droga e sekuestruar do të jetë subjekt i një ekspertize në Qendrën e Mjekësisë Ligjore”, thuhet në njoftimin e policisë malazeze.
Aty shtohet se me urdhër të prokurorit të shtetit, A.H. u arrestua nën dyshimin se ka kryer veprën penale të prodhimit, posedimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve./REL/
Nesër luhet takimi i mbetur mes Borës dhe Sigal Prishtinës
Arrestohet një person i dyshuar për posedim të substancave n...
Komandanti i FSK-së uron Krishtlindjen: Të vazhdojmë të puno...
Haradinaj uron Krishtlindjet katolike
Ish-presidenti Bill Clinton del nga spitali
Futbollistët e Dritës shpërndajnë dhurata për fëmijët në Gji...