Një muaj pasi u shpall pa koronavirus, Mali i Zi riktheu kufizimet natën vonë të enjten, përfshirë ndalimin e aktiviteteve sportive dhe të mitingjeve politike në natyrë, me qëllimin për të frenuar përhapjen e rasteve të reja.
Në një deklaratë, organi kombëtar i ngarkuar me luftën kundër sëmundjes tha se kishte ndaluar edhe takimet fetare jashtë objekteve të kultit.
Autoritetet e Malit të Zi kanë prezantuar gjithashtu një sërë kufizimesh shtesë në dy komuna në veri të vendit të cilat janë goditur më shumë nga sëmundja, përfshirë edhe një shtetrrethim nga ora 18:00 pasdite deri në 5:00 të mëngjesit.
Më 25 maj, Mali i Zi i cili varet nga të ardhurat nga turizmi përgjatë bregdetit të tij Adriatik, e deklaroi veten pa koronavirus, por numri i infeksioneve u rrit 10 ditë më parë. Autoritetet kanë raportuar që 100 raste të reja.
Sëmundja COVID-19 deri më tani ka vrarë nëntë njerëz dhe ka infektuar 424 në vendin me një popullsi vetëm 620,000 banorë.
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...