Presidenti 37-vjeçar i Malit të Zi, Jakov Milatoviç i kërkon BE-së t’i japë anëtarësimin vendit të tij deri në vitin 2028. Në një intervistë për gazetën britanike The Guardian, Milatoviç tha se Brukseli ka një mundësi për të ripërtërirë angazhimin e tij ndaj zgjerimit me shtetet e rajonit duke e integruar plotësisht Malin e Zi, brenda pesë viteve.
“Anëtarësimi ynë do të ishte një histori suksesi më shumë se për Malin e Zi. Kjo do t’u tregonte vendeve të anëtarësimit se rruga e reformave shpërblehet”, tha Milatoviç.
Sipas tij i gjithë procesi i zgjerimit të BE-së gjatë 10 viteve të fundit u bë shumë teknik dhe që nga zgjerimi i madh në lindje në 2004 ka humbur dimensionin e tij politik. Milatoviç theksoi se orientimi pro-perëndimor i Malit të Zi nuk do të ndryshojë tani që kandidati për kryeministër Miljoko Spajiç u detyrua të krijojë një aleancë me partitë pro-serbe për të formuar një qeveri.
Ai u zotua “100% përafrim me politikën e jashtme të BE” dhe kontribut të besueshëm” në NATO. Milatoviç premton se lidershipi i tij do të ketë zero tolerancë ndaj korrupsionit.
The Guardian shkruan edhe për një betejë të ndezur nëse një regjistrim i popullsisë nuk shtyhet përtej datës 1 nëntor. Mazhoranca e re qeveritare malazeze premton se ky proces do të nisë një muaj me vonë më 1 Dhjetor ndërsa shtyrja e regjistrimit do të kushtojë edhe 700 mijë euro./tvklan
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...