Google ADS

Mali i Zi pranon 42,000 doza vaksinash nga Pfizer

22:02 | 14 Qershor 2021
Arbresh.info

Një tjetër kontigjent i vaksinave Pfizer arriti sot në Mal të Zi.

Lajmin e ka bërë të ditur Qeveria e Malit të Zi, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, shkruan arbresh.info.

Dorëzimi i 42,000 dozave të vaksinës Pfizer, që pritet të përfundohet deri në muajin gusht, është financuar me anë të pakos së ndihmës financiare prej 70 milion eurosh nga Bashkimi Evropian.

Qeveria e Malit të Zi, ka falënderuar Bashkimin Evropian për ndihmën dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që nuk janë vaksinuar, që të vaksinohen, në mënyrë që të mbrojnë veten dhe të tjerët./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme