Kryeministri malazez Milojko Spajiq ka paralajmëruar një takim të afërt me homologun shqiptar Edi Rama për t’i dhënë jetë ndërtimit të urës së re mbi lumin Buna që do të lidhë Ulqinin me Velipojën.
Me ndërtimin e urës do të shkurtohej në disa kilometra distanca mes Ulqinit e Velipojës, ndërsa distanca aktualisht është 70 kilometra.
Marrëveshja për ndërtimin e urës u nënshkrua më 27 shkurt në Podgoricë nga ish-kryeministri malazez Dritan Abazoviq dhe ai shqiptar Edi Rama, pas një seance të përbashkët të dy qeverive.
“Jemi duke përgatitur një takim me Kryeministrin Edi Rama, në të cilin do të diskutohet për zbatimin e projektit të urës së re mbi lumin Buna. Qeveria është plotësisht e përgatitur që projekti të përfundojë. Duhet të përmend edhe projektin e autostradës Adriatiko-Joniane, e cila do të jetë një korridor me karakter ndërkontinental, duke i dhënë Ulqinit një vend të rëndësishëm. Së shpejti do të zhvillojmë një tender për projektin konceptual dhe më pas për ndërtimin e këtij korridori”, citohet të ketë thënë Spajiq.
Mali i Zi dhe Shqipëria do të shpenzojnë rreth 20 milionë euro për të lidhur brigjet e Ulqinit dhe Velipojës.
Plani është vendosja e shtyllave mbajtëse prej betoni për një urë 310 metra të gjatë dhe rreth katër metra e gjerë.
Ura do të ketë edhe një mekanizëm lëvizës në mes, në mënyrë që anijet më të mëdha të kalojnë poshtë saj.
Ulqini dhe Velipolja së bashku kanë më shumë se 30 kilometra plazhe me rërë. Vlerësohet se më shumë se 50,000 turistë i vizitojnë këto dy vende në vit.
Ulqini do të ketë një pikë të re kufitare dhe do të afrohet edhe me Aeroportin e Tiranës, që do të jetë pothuajse aq larg sa Aeroporti i Podgoricës, dhe kjo është një nga avantazhet e Ulqinit. /KlanTV
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...