Pllakatet kanë janë vënë nëpër Podgoricë, Plevle, Kotor, Herceg Novi, Cetinë, Bijello Pole dhe në qytete të tjera.
Krahas sloganit për “Drejtësi, nder e liri Malit të Zi”, ilustrimet në pllakat i përcjell edhe ky tekst:
“Në hakmarrjen e pamëshirshme e reprezaljet ndaj popullit të Malit të Zi bërë nga ana e Serbisë, nga ushtria e saj, xhandarmërisë dhe tradhtarëve të vendit në shërbim të Serbisë, për shkak të rezistencës aktive dhe aneksimit të atdheut të tyre, njërit nga shtetet më të vjetra ballkanike, ndërmjet dhjetorit 1918 dhe gushtit 1929, në vorbullën e ferrit e të vdekjes, janë zhdukur disa mijëra njerëz.”
Shtohet se janë vrarë mbi 3.2 mijë njerëz, nga të cilët shumica mizorisht, janë plaçkitur e djegur mbi 5.8 mijë shtëpi malazeze dhe objekte të tjera, përcjell b92.
Në pllakat theksohet se nëpër arrestime, tortura e burgosje, kanë kaluar mbi 4.7 mijë burra, gra e fëmijë.
“Janë dëbuar ose janë detyruara për azil më shumë se 3 mijë familje malazeze. Pothuaj nëpër çdo vendbanim ku kanë kaluar njësitë ndëshkuese serbe, janë bërë përdhunime të vajzave e grave për ç’ shkak më vonë shumë sosh kanë bërë vetëvrasje me ngufatje ose me varje. I gjithë Mali i Zi ka kaluar nëpër një turpërim të paparë në tërë historinë e vet”, shkruan nëpër këto pllakate.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...