Mali i Zi: Nuk është mbyllur kufiri me Shqipërinë për shkak të koronavirusit

17:12 | 11 Mars 2020
L G

Drejtoria e Policisë së Malit të Zi ka njoftuar se nuk është mbyllur kufiri me Shqipërinë, për shkak të koronavirusit.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social Twitter, nga policia e Malit të Zi.

“Mali i zi nuk ka mbyllur kufijtë me Shqipërinë siç pretendohet nga disa media. Ministria e Shëndetësisë e Malit të Zi po zbaton kontrolle të shtrënguara kufitare për udhëtarët ndërkombëtarë nga të gjitha vendkalimet kufitare”, thuhet në postimin e Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi.

Në një postim tjetër në Twitter, Drejtoria e Policisë e Malit të Zi, ka njoftuar se ministri i Shëndetësisë Kenan Hrapovic dhe ndihmësdrejtori i policisë Vesko Damjanovic kanë vizituar kufirin në Bozaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme