Qytetarë të Ulqinit, por edhe të gjithë bregdetit malazez, janë shqetësuar për shkak të paralajmërimit se konsorciumi italo-rus “Eni-Novatek”, më 25 mars, do të nisë fillimisht me shpimin e puseve hulumtuese për gjetjen e naftës nën detin e Malit të Zi.
Ata druhen se kjo mund të cenojë mjedisin jetësor dhe turizmin.
Sipas “Radio Evropa e Lirë”, kërkimet për naftë dhe gaz nën detin e Malit të Zi, janë në qendër të vëmendjes së opinionit, pasi qeveria paralajmëroi se më 25 mars do të nisë puna, rreth 28 km larg nga bregu, në ujërat detare mes Tivarit dhe Ulqinit. Deri në fund të vitit 2021, do të bëhet e ditur nëse ekzistojnë në këtë lokacion depozita të hidrokarbureve.
Pusi i dytë do të jetë më afër bregut të detit, rreth 18 kilomtra larg. Do të jetë më i cekët dhe jo më i thellë se një kilometër e gjysmë. Deri më tani, Mali i Zi i ka përmbyllur dy kontrata për hulumtimin dhe prodhimin e naftës dhe gazit. Kontrata e parë është nënshkruar në vitin 2016, me kompaninë italo-ruse “Eni dhe Novatek”, për katër blloqe kërkimi, për një periudhë prej shtatë vjetësh, ndërkaq kontrata tjetër është përmbyllur një vit më vonë me kompaninë greke “Energean”, për dy blloqe hulumtimi, me të njëjtin afat kërkimesh.
Sipas marrëveshjeve, mes shtetit malazez dhe koncensionarëve, nëse zbulohet naftë e gaz nën det, të ardhurat që do t’i shkojnë vendit do të jenë nga 62 në 68 për qind. Paratë nuk do të derdhen në buxhet, por do të ruhen për gjeneratat e ardhshme përmes një fondi të veçantë, për të cilin po hartohet një ligj i ri, sipas modelit norvegjez.
Irani thotë se do t’i mbajë “këshilltarët ushtarakë” në Siri
Abdixhiku vizitoi familjen e Presidentit Rugova: 80 vite më ...
Haradinaj: Mbështetja e Holandës në procesin e integrimit në...
Kumanova regjistron disa zjarrvënie që dyshohet të jenë krye...
Bisedë e thellë mes Leos dhe Lelës, sqarojnë gjithçka mes ty...
Juventusi dhe Interi garojnë për të siguruar nënshkrimin me ...