Ministria e Shëndetësisë në Mal të Zi, të martën miratoi masa të reja për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19.
Këto masa përshijnë ndalimin e organizimit të natës së Vitit të Ri në ambient të hapur dhe të mbyllur si dhe takimet familjare për Krishtlindje, të cilat do të vlejnë deri më 11 janar të vitit të ardhshëm.
Gjatë festave fetare natën midis 24 dhe 25 dhjetorit, natën midis 5 dhe 6 janarit, si dhe natën midis 6 dhe 7 janarit të vitit të ardhshëm, qytetarët do të lejohen të marrin pjesë në ceremonitë fetare tradicionale nën kushtet e përcaktuara tashmë për të qëndruar në objektet fetare dhe gjatë ceremonive fetare në ambient të hapur.
Gjithashtu ndalohet organizimi i të gjitha tubimeve profesionale dhe shkencore (seminare, kongrese, etj.), në periudhën nga 28 dhjetor deri më 11 janar, me përjashtim të tubimeve publike me deri 25 persona, që zgjasin jo më shumë se 60 minuta, me pajtueshmëri të detyrueshme me masat epidemiologjike.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?