Mali i Zi vendosi të dielën të mbyllë kufijtë për të huajt dhe izolimin e detyrueshëm për udhëtarët që vijnë nga jashtë, megjithëse asnjë rast i infeksionit me coronavirus nuk është konfirmuar ende në atë vend, i vetmi në Evropë.
Vendi gjithashtu vendosi të mbyllë të gjitha ambientet e hotelierisë në Mal të Zi, sallat e lojërave për fëmijë dhe palestrat dhe qendrat sportive për dy javë.
Gjithashtu, ekziston një numër i kufizuar i klientëve që mund të gjenden njëkohësisht në qendrat e mëdha tregtare në 50, dhe në tregjet në maksimum 100 persona, transmeton Telegrafi.
“Ne duam të mbetemi pjesë e një Evrope pa virus dhe t’i tregojmë se të gjithë ne kemi aftësinë për të parandaluar shfaqjen dhe përhapjen e kësaj sëmundje në Mal të Zi. Për ta bërë këtë, ne kemi nevojë për një përgjigje të mirë dhe të organizuar nga të gjithë ne. Secili nga ne individualisht duhet të kontribuojë. Ju lutemi të gjithë të respektojmë masat që kemi rekomanduar”, tha drejtori i Institutit Malazez të Shëndetit Publik, Boban Mugosa, në një konferencë për media.
Ndalimi i ardhjes së të huajve
Një nga masat e shpallura sonte është një ndalim i përkohshëm për shtetasit e huaj për të hyrë në Mal të Zi, pavarësisht nga vijnë, se ata do të përballen me një masë të detyrueshme për izolim 14-ditor.
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...