Google ADS

Mali i Zi mbetet i vetmi vend evropian që nuk ka ende të prekur me coronavirus

20:28 | 13 Mars 2020
Arbresh.info

Kosova raportoi sot rastet e para me coronavirus, një grua 20-vjeçare me shtetësi italiane dhe një shtetas kosovar i moshës 77-vjeç, ishin rastet e para të konfirmuara në vendin tonë.

“Gjendja e tyre është e qëndrueshme”, tha Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Dhe kjo e bëri Malin e Zi të vetmin vend evropian ku nuk u regjistruan raste të coronavirusit, transmeton Telegrafi.

Të premten, Mali i Zi mori vendimin që, megjithëse nuk ka infeksion me coronavirus, do të ndalojë të gjitha tubimet publike dhe private, të pezullojë mësimet për të paktën 15 ditë dhe të ndalojë anijet e lundrimit dhe jahteve të hyjnë në portet malazeze.

Siç është raportuar, çdo mosrespektim i këtyre dispozitave është subjekt i përgjegjësisë penale.

“Mali i Zi nuk ka identifikuar asnjë rast të vetëm deri më tani”, tha zëvendëskryeministri malazez Milutin Simovic, duke shtuar se qeveria po ndiqte rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetit në lidhje me masat e kontrollit.

Sipas tij, Mali i Zi nuk duhet të bëjë një gabim si vendet evropiane.

“Ne të gjithë jemi në të njëjtin mision – duke mbrojtur shëndetin e të gjithë qytetarëve”, tha Simovic

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme