Mali i Zi e ka rikonfirmuar mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.
Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Sërgjan Darmanoviq, ka thënë se përsëri do të votojë pro anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL.
“Nuk ka asnjë arsye për të ndryshuar vendimin. Ne jemi miq nga të dyja anët, ne nuk duam tensionet politike në rajon, sepse nëse do të ishin, ne, si një shtet i vogël, do të ishim gjithmonë të ekspozuar”, tha kreu i diplomacisë malazeze, raporton b92.
Sipas Darmanoviq, Mali i Zi nuk do të merret me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, por pret gjithashtu vazhdimin e tyre. Në anën tjetër, ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, në një prononcim për lajmi.net, është shprehur optimist se që nga nesër Kosova do të jetë pjesë e INTERPOL-it.
Ndryshe, qeveria e Kosovës këtë vit ka ndarë mbi 1 milion euro për lobim për anëtarësim në INTERPOL, ndërkaq në qeveritë e kaluara nuk ishte ndarë buxhet për lobim.
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele