Kryetari i Komisionit të Zbulimit në Dhomën e Përfaqësuesve në Kongresin amerikan, Mike Turner, u takua të shtunën me Presidentin e Malit të Zi Jakov Milatoviç.
Zoti Turner tha se “Shtetet e Bashkuara e mbështesin anëtarësimin e Malit të Zi në BE” ndërsa “vlerësoi gjithashtu përpjekjet e vazhdueshme të vendit për ndërtimin e institucioneve demokratike në Mal të Zi”.
Presidenti malazez Jakov Milatoviç e cilësoi zotin Turner një mik të madh të Malit të Zi dhe shtoi se takimi do t’i shërbejë forcimit të mëtejshëm të miqësisë mes SHBA-së dhe vendit të tij.
“Kam dërguar një mesazh të fortë se Mali i Zi mund të shndërrohet në një vend tek i cili SHBA-të mund të kenë shumë besim në këtë pjesë të botës”, tha zoti Milatoviç.
Para Podgoricës, ligjvënësi amerikan zhvilloi vizita në Prishtinë dhe Beograd./Voa/
Kooperativa “Krusha”: Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë ...
E përlotur, Jonida Vokshi rrëfen humbjen e babait: Pati sëmu...
Moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...