Mali i Zi i është kundërpërgjigjur presidentit amerikan Donald Trump, pas intervistës së tij të fundit ku tha se malazezët janë njerëz agresivë dhe fare lehtë mund ta shkaktojnë luftë e tretë botërore.
“Me siguri presidenti Trump e di historinë tonë – i njeh njerëzit tanë, kombin tonë, dhe e di se kemi qenë duke luftuar për lirinë tonë me shekuj”, ka thënë për Politico, ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Srdan Darmanoviq, njofton Klan Kosova.
“Por, në kohërat moderne, gjërat kanë ndryshuar. Në fakt, ne e kemi ndërtuar suksesin tonë kohëve të fundit duke promovuar paqe, jo agresivitet”.
Darmanoviq tha se ishte i befasuar kur dëgjoi diskursin e Trump-it për Malin e Zi – por nuk u surpriza kur e dëgjoi tek shprehte frustrimin e tij për mos shpërndarjen e barabartë brenda aleancës – NATO-s.
Ministri malazias tha se shteti i tij – që ka diku rreth 620.000 banorë dhe u bë anëtari më i ri i NATO-s vitin e kaluar – ka qenë dhe është një aleat i besueshëm dhe ka qenë pjesë e operacioneve ushtarake në Afganistan edhe para se të ishte pjesë e NATO-s.
“Ne kemi qenë në Afganistan qysh prej fillimit dhe ende jemi edhe sot në misione të tjera”.
I pyetur se si do t’i përgjigjej komentit se përse duhet bijtë amerikanë të shkojnë të mbrojnë vende si Mali i Zi, ai pohoi se “edhe ne i dërgojmë bijtë tanë në luftëra në Afganistan. Fatmirësisht nuk kemi pasur pasoja, por 20 për qind e ushtrisë tonë ka marrë pjesë në Afganistan deri tani”.
Ai shtoi se “megjithatë besojmë se askush s’do të ketë nevojë të dërgojë djemtë e vet të luftojnë në Mal të Zi”.
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...