Ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha ka reaguar ndaj një kumtese për opinion të “Lidhjes së Serbëve e të Malazezëve” (portali Analitika, 3 tetor), të cilën e ka nënshkruar kryetari i kësaj lidhjeje të formuar pardje, Slobodan Vujiçiq.
Komunikata e plotë:
Meqë dje jam përmendur në një kumtesë për opinion të “Lidhjes së Serbëve e të Malazezëve” (portali Analitika, 3 tetor), të cilën e ka nënshkruar kryetari i kësaj lidhjeje të formuar pardje, z. Slobodan Vujiçiq, jam i detyruar që, për hir të opinionit, me nënshkruesin e kumtesës të sqarohemi për ca gjëra që ai i inicon.
Së pari, z. Vujiçiq nuk ka harruar ta informojë opinionin saktësisht se ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, edhe pse i ftuar në mënyrë të rregullt, nuk ka marrë pjesë në formimin e Lidhjes së tij.
Por, z. Vujiçiq ka harruar që të njëjtin opinion ta informojë se Ferhat Dinosha nuk ka marrë pjesë në formimin e Lidhjes së përmendur sepse e ka ditur se ajo është e projektuar t’i vihet në shërbim dhe në zgjedhjet e 6 tetorit të përkrahë Listën Serbe, e cila nuk e njeh shtetin e Kosovës, gjë që është në kundërshtim me politikën zyrtare të Malit të Zi; lidhjes e cila në vet emrin e saj malazezët i vendos në plan të dytë; lidhjes së cilës i ka ardhur ora për “një kishë dhe një gjuhë” dhe lidhjes e cila në vet emrin e saj i përjashton pjesëtarët e kombësive të tjera me origjinë nga Mali i Zi.
Së dyti, z. Vujiçiq nuk ka harruar të thotë se Dinosha do të vinte po të bëhej fjalë për forminin e Lidhjes së Shqiptarëve dhe te Malazezëve.
Por, z. Vujiçiq ka harruar të thotë se lidhja e vërtetë mes shqiptarëve dhe malazezëve ka kohë që është formuar. Që nga viti 1999 kur Mali i Zi i ka pasur dyert e hapura për shqiptarët e përndjekur nga Kosova, të cilët kanë qenë të detyruar të lëshojnë vatrat e tyre përpara krimeve të regjimit të Sllobodan Millosheviqit. Ka harruar të thotë se kjo lidhje është forcuar kur Mali i Zi i pavarur ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe është vulosur kur dy shtetet kanë shkëmbyer ambasadorët.
Dhe, së treti, z. Vujiçiq nuk ka harruar të thotë se mosprezenca ime në formimin e Lidhjes së tij është gjest jodiplomatik i barabartë me skandalin.
Por, z. Vujiçiq ka harruar të thotë që koha së shpejti do t’ia vërtetojë se gjestin diletant të barabartë me skandalin do të mund ta kërkojë pikërisht në forminin e “Lidhjes së Serbëve e të Malazezëve”, i cili nuk do të ketë mundësi të flasë në emër të dijasporës malazeze në Kosovë e as t’u drejtohet institucioneve të Kosovës në atë emër.
Sepse, Mali i Zi nuk do të komunikojë me Republikën e Kosovës përmes oficerit serb për lidhje i cili ka qenë prezent në formimin e Lidhjes së Vujiçiqit, por përmes ambasadorit të vetë në Kosovë, i cili nuk ka marrë pjesë në këtë akt.
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe