Mali i Zi dhe Serbia kanë bërë edhe një hap drejt integrimit në Bashkimin Evropian, duke hapur edhe dy kapituj të negociatave për anëtarësim.
Mali i Zi hapi sot kapitullin 1 për lëvizjen e lirë të mallrave dhe kapitullin 22 për politikën rajonale.
Podgorica po ashtu do të mbyllë kapitullin 30 për marrëdhëniet me jashtë.
Mali i Zi, i cili këtë muaj i është bashkuar zyrtarisht NATO-s, është vendi i Ballkanit Perëndimor më i përafruari me BE-në.
Serbia, në anën tjetër, hapi sot kapitujt për unionin doganor dhe ligjin e pronësisë intelektuale.
Nga Mali i Zi dhe Serbia kërkohet harmonizimi i rregulloreve të tyre kombëtare me ato të BE-së përpara se të mbyllen zyrtarisht të gjithë kapitujt, duke hapur rrugën drejt pranimit të tyre të mundshëm në BE, përcjell REL.
Më 2014, Komisioni Evropian ka bërë të ditur se nuk planifikohet ndonjë anëtarësim i ri deri në fund të vitit 2019, mirëpo disa shtete të Ballkanit Perëndimor janë duke konkuruar për t’u bërë pjesë e BE-së në dekadën e ardhshme.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...