Mali i Zi ka dërguar trupat ushtarake në kufirin me Shqipërinë për të parandaluar fluksin e emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut.
Lajmi është bërë i ditur zyrtarisht nga Ministria e Mbrojtjes së Malit të Zi ditën e djeshme.
“Trupat malazeze do të përdoren nga sot (dje) për të kontrolluar rajonin kufitar dhe kufirin shtetëror me Republikën e Shqipërisë pranë pikës doganore të Bozaj. Siguria kufitare do të sigurohet nga patrulla të përbashkëta të policisë dhe Forcave të Armatosura që do të parandalojnë kalimet e paligjshme drejt Malit të Zi, si dhe veprimtari të tjera të paligjshme në rajonin kufitar”, thuhet në njoftimin e Ministrisë malazeze të Mbrojtjes.
Në muajin Maj, autoritetet malazeze paralajmëruan se do të ndërtonin një gardh në kufirin me Shqipërinë, pikërisht për të parandaluar kalimin e refugjatëve që vijnë nga Lindja e Mesme. Por ndërtimi i gardhit u anashkalua si opsion dhe u vendos dërgimi në kufi i trupave ushtarake.
Në Korrik, Kryeministri hungarez Victor Orban i ofroi homologut të tij malazez ndihmë për të përballuar krizën e migracionit. Sipas Orban, Mali i Zi në këtë mënyrë do të mbrojë jo vetëm territorin e vet, por edhe të Hungarisë dhe të gjithë Bashkimit Europian. Refugjatët e Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore, për të shkuar drejt vendeve perëndimore të BE-së, kanë gjetur një rrugë të re, duke kaluar përmes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës. /tvklan.al
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...