Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Malit të Zi, ish-kryeprokurori special, Millivoje Katniq, dhe ish-zyrtari i lartë i policisë, Zoran Llazoviq, u arrestuan mëngjesin e së dielës, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë Prokuroria Speciale e këtij vendi.
“Katniq dhe Llazoviq janë privuar nga liria për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale të krijimit të organizatës kriminale dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare”, tha zëdhënësi i Prokurorisë Speciale, Vukas Radonjiq.
Ai shtoi se arrestimet janë kryer në bashkëpunim me agjencinë evropiane të policisë, Europol.
“Bastisjet e banesave dhe objekteve të tyre në Podgoricë, Cetinë, Budvë dhe Bijello Pole janë duke vazhduar, për të gjetur gjurmë të veprës penale dhe gjëra që mund të jenë të dobishme për procedurën”, tha prokurori Radonjiq.
Ai, po ashtu, tha se Katniq dhe Llazoviq do të dërgohen në Prokurorinë Speciale për t’u marrë në pyetje brenda afatit ligjor.
Zyrtarë të Qeverisë malazeze e mirëpritën lajmin për arrestimin e Katniqit dhe Llazoviqit.
Kryeministri Millojko Spajiq tha se veprimi i Prokurorisë Speciale dëshmon për “shkallën e infiltrimit të krimit të organizuar në institucionet e sistemit, të krijuar në kohën e ish-pushteteve”./rel
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit