Mali i Zi është bërë anëtari më i ri i NATO-s pas depozitimit të instrumentit të tij të pranimit në Traktatin e Atlantikut të Veriut me Departamentin e Shtetit të SHBA-së në Uashington DC, thuhet në faqen zyrtare të NATO-s, transmeton portali arbresh.info.
“Në një ceremoni që shënon rastin, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg nënvizoi se pranimi i Malit të Zi në Aleancë kontribuon për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe dërgon një sinjal të fortë se dera e NATO-s mbetet e hapur. Në ceremoni morën pjesë Kryeministri i Malit të Zi, Duško Markoviç dhe u prit nga Nënsekretari i Shteteve të Bashkuara për Çështjet Politike, Thomas A. Shannon”, thuhet në deklaratë.
“Sot, Mali i Zi bashkohet me NATO-n me një vend në tavolinë si të barabartë, me një zë të barabartë në formësimin e Aleancës tonë dhe pavarësinë e saj të garantuar”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.
Ai vuri në dukje se NATO do të përfitojë nga njohja e Malit të Zi në Ballkanin Perëndimor dhe profesionalizmin, trimërinë dhe përkushtimin e burrave dhe grave të saj në uniformë.
Sot shënohet zgjerimi i parë i NATO-s që nga 1 prilli 2009, kur Shqipëria dhe Kroacia u bashkuan me Aleancën./Arbresh.info
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?