Në mungesë të pajisjeve elektronike dhe kushteve të rënda në shtëpi, shumë prindër në malësinë e Tetovës i kanë refuzuar fjalëkalimet për kyçje të fëmijëve të tyre në platformën e Ministrisë për mësim online.
Nxënësit bojkotojnë mësimin online, ndërsa prindërit kërkojnë që fëmijët e tyre të nisin mësimin me prani fizike.
“Shumë arsye ka për të mos e pranuar mësimin online. Nuk kemi kushte financiare që të blejmë llap top çdo fëmijë, dikush ka dy tre ka edhe katër fëmijë që kanë, duhet t`i kesh edhe katër dhoma se mbahet njëkohësisht mësimi, pra nuk plotësojmë as kushtet minimale. Të mbajmë mësim online nuk ka shans, këtu jemi të vendosur edhe me këshillin e prindërve kemi biseduar mbrëmë dhe dje e pardje, çdo ditë diskutojmë këtë temë. Përderisa i plotësojmë kushtet, ne ngulim këmbë që të mbajmë mësim fizikisht”
Pos kushteve të rënda nëpër shtëpi, probleme me internetin dhe pajisjet elektronike ka edhe në Shkollën Fillore “Rexhep Voka” në Brodec.
“Nuk kemi rrjet, këtu në Brodec nuk kemi aspak, kanë intervenuar disa herë por sërish e kemi internetin shumë të dobët, thuajse se s`kemi aspak. Aspak nuk kemi kyçje”
“Problemin me mungesën e pajisjeve për tu kyçur në sistemin on-line nuk e kanë vetëm banorët e fshatit Brodec, por e kanë gjitha fshatrat e malësisë së Sharrit, që ndodhen në nivel më të lartë”
Edhepse në Shkollat Fillore të fshatrave të malësisë së Tetovës, nuk ka më shumë se 11 nxënës nëpër klasë, Ministria e Arsimit nuk ka lejuar mësimin me prezencë fizike.
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...