Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko është shprehur për “Euronews Albania” se deklarata e presidentit serb Aleksandër Vuqiç nuk duhet parë si provokim, por është protokoll i vërtetë i marrëdhënies shqiptaro-serbe, një konflikt i ngrirë.
“Mendoj që nuk duhet parë si provokim apo retorikë, por një fakt që politika serbe po prodhon për rajonin. Aktualisht nuk mendoj se jemi duke parë ndonjë surprizë, por vazhdimësinë e një lloj papërgjegjshmërie, e cila u deklarua më së fundmi. Është protokoll i vërtetë i marrëdhënies shqiptaro-serbe, një konflikt i ngrirë”, u shpreh ministri.
Ai theksoi më tej se Serbia është një nga shtet që po armatoset më shumë në rajon dhe se ky armatim nuk beson se është për gjueti rosash.
“Besoj që cilido e ka parë që Serbia është një nga shtetet që po armatoset në mënyrën më të vrullshme në krahasim me vendet e rajonit. Nuk besoj se ky armatim është për gjueti rosash. Është një politikë që i përgjigjet pikërisht kësaj që më fund u deklarua si protokoll i konfliktit të ngrirë. Mendoj që teknologjia serbe për të krijuar fqinj me status gjysmë shtetëror duke filluar nga Bosnja tek Kosova dhe tani mesa duket do të kapë edhe Malin e Zi”, tha ai.
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë