Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo sapo ka mbërritur në Aeroportin e Ohrit.
Sekretari amerikan i Shtetit ka mbërritur gjysmë ore me herët nga protokolli i parashikuar. Ai është pritur në aeroport nga ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov dhe menjëherë më pas janë drejtuar drejt vilës presidenciale Biljana ne Ohër ku e pret presidenti i vendit Stevo Pendarovski për një bashkëbisedim kokë më kokë.
Prej aty vizita vazhdon në një kishë në Ohër dhe me pas vizita me kryeministrin e vendit Zoran Zaev në një hotel në qytetin e Ohrit. Rreth orës 15.45 pritet konferenca e përbashkët për shtyp e sekretarit amerikan të shtetit dhe kryeministrit Zaev./alsat
Pas shikimit të video-incizimeve, avokati i Andi Pajazitit t...
Kurti në Llap tregohet kreativ: PO, DUJE VV
Tragjedi në tryezën e Krishtlindjeve në Brazil/ Tre të vdeku...
“15 minuta për 15 jetë”: Studentët në Serbi kërkojnë llogari...
SPAK-u kërkon që Sali Berisha të kthehet në arrest shtëpie
De Jong drejt transferimit në Arabinë Saudite? Agjenti i tij...