Mafia italiane pastroi para përmes bankave sllovene

01:07 | 27 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Pas një hulumtimi ivestigativ të mediave sllovene besohet se mafia italiane ka pastruar para përmes bankave sllovene.

Një numër i konsiderueshëm biznismenësh italianë, që thuhet se kanë lidhje me mafian, kanë kryer në një numër të madh transaksionesh përmes bankës Nova KBM në vititn 2014, transmeton portali arbresh.info

Sipas raportit të publikuar së fundmi nga gazeta italiane Il Sole 24 Ore, Banka e Sllovenisë zbuloi se në fund të vitit 2014 banka e Mariborit kreu një rishikim gjithpërfshirës të veprimtarive në fushën e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Gazeta raporton se një numër i madh rastesh lidhen me shmangjen e evazionit fiskal ose për shpërdorim të pushtetit, të cilat dyshohet se kanë lidhje me krimin e organizuar italian.

Il Sole 24 Ore ka listuar edhe disa emra konkret që kanë hapur llogari në Nova KBM, përfshirë edhe Antonio Scimone, i cili njihet si tregëtar qeramike nga Kalabria.

Në vitin 2007 Scimone është hetuar nga autoritetet italiane për bashkëpunim në kontrabandën e kokainës.

Në listën e qytetarëve që hapën llogari bankare në Slloveni, shumica e përsonave janë të dyshuar dhe po hetohen nga autoritetet tatimore lokale, për shkak të mashtrimeve dhe lëshimit të faturave fiktive./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme