Macron telefonon Vuçiqin, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

14:27 | 20 Qershor 2020
Arbresh.info

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka pranuar një telefonatë nga homologu i tij francez, Emmanuel Macron.

Siç njofton Vuçiq, në këtë bisedë u diskutua mes tjerash edhe për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, transmeton portali arbresh.info.

“Kam pasur një bisedë shumë të mirë telefonike me Presidentin e Francës Emmanuel Macron. Temat kryesore ishin marrëdhëniet tona bilaterale dhe dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës”, shkruan Vuçiq.

Ndryshe zgjedhjet parlamentare do të mbahen nesër (21 qershor) në Serbi./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme