Nga Brukseli Presidenti i Francës, Emmanuel Macron foli për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Macron i qëndroi idesë së tij se përparimet e bëra nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk mjaftojnë për të hapur negociatat.
“Vendet e Ballkanit Perëndimor po ndërmarrin shumë reforma. Dua të përgëzoj sidomos Maqedoninë Veriore për arritjen e një marrëveshjeje me Greqinë për çështjen e emrit.
Përparimet janë bërë, por ato nuk janë të mjaftueshme. Ka probleme të jashtëzakonshme sidomos me çështjen e emigracionit të paligjshëm”, tha Macron.
Macron tha se diskutimi ka qenë i frytshëm dhe kjo e ka ndihmuar atë për të kuptuar gjendjen e vërtetë në këto dy vende të Ballkanit Perëndimor. Por e rëndësishme tha ai, është reforma brenda BE.
“Kryesore është reforma brenda nesh. Pra duhet reformë përpara se të hapim derën e anëtarësimit për vendet e tjera”, deklaroi Macron.
Sipas tij është e vështirë që tu tregojmë francezëve se do të hapim negociatat me Shqipërinë, një vend i origjinës së sigurt, por që ka probleme me azilkërkuesit./express
Aksident mes pesë veturave në rrugën Fushë Kosovë – Pr...
Specialja ia refuzon Isni Kilajt kërkesën për udhëtim në Shq...
Trepça e nis me fitore ndaj Golden Eagle Yllit
KFOR: Përgjegjësit e sulmit në Banjskë të dalin urgjentisht ...
UEFA ndalon Ineos të ndërveprojë me Nicen para ndeshjeve në ...
Drejtorja Menaxhuese e FMN-së: Rezultatet e Kosovës në menax...