Presidenti francez Emmanuel Macron në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në Tiranë ka shprehur hapur kritikat për Serbin në lidhje me procesin e anëtarësimit në BE.
Në fjalën e tij ai theksoi se Serbia po ecën shumë ngadalë në këtë proces duke theksuar faktin se dhe anëtarësimi po bën mbrapa në këto vende.
Më tej ai nënvizoi se që vendet për të cilat janë hapur negociatat duhet të investojnë sa më shumë në vendin e tyre dhe të mirëmbajnë lidhjet që kanë me Europën.
“Duhet të ketë një mekanizëm respekti. Serbia po ecën shumë ngadalë në procesin e anëtarësimit. Anëtarësimi po bën mbrapa në këto vende. Ne që jemi në BE duhet të bëjmë vetë reforma. Nuk është e vërtetë se mund të zgjerohemi pa fund me mënyrat aktuale të zgjerimit. Duhet të jemi të kthjellët dhe ky është një mekanizëm shumë I mirë. Kemi akoma shumë punë për një epokë të re ribashkimi që po hapet, dhe është një nga sfidat e mëdha të Europës për muajt e ardhshëm. DUhet ta bëjmë duke tronditur zakonet dhe traditat. Vendet që munden të investojnë më shumë. Duhet të mirëmbajmë lidhjen me Europën. Në vendin tuaj marrëdhënia me Europën është në nivele të jashtzakonshme”, tha ai./euronews
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...