Presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko duhet të largohet, tha sot presidenti francez, Emmanuel Macron, në një intervistë me “Sunday Journal”.
“Ajo që po ndodh në Bjellorusi është një krizë pushteti, një pushtet autoritar që nuk mund të pranojë logjikën e demokracisë dhe detyrohet me forcë”, tha Macron, i cituar nga gazeta.
“Është e qartë se Lukashenko duhet të largohet nga pushteti”, vazhdoi ai.
Presidenti francez, gjithashtu, tha se ishte i habitur nga guximi i protestuesve në Bjellorusi, të cilët, pavarësisht rreziqeve që marrin përsipër duke parakaluar çdo fundjavë, vazhdojnë protestat për të sjellë demokracinë në vend.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...