Macron do të vizitojë Serbinë në fillim të vitit të ardhshëm

22:21 | 20 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Presidenti i Serbisë,  Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Presidenti francez, Emmanuel Macron do të vizitojë Serbinë gjatë tre mujorit të parë të vitit 2018.

Vuçiç dhe Macron janë takuar sot në Nju Jork në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, transmeton portali arbresh.info

“Kjo do të jetë një vizitë e mrekellueshme për në. Mendoj se që nga koha e vizitës së Jacues Chirac pas vitit 2000, vendi ynë nuk është vizituar më nga ndonjë president francez”, tha ai për Radio Televizionin e Serbisë.

Ai ka shtuar se Macron i ka konfirmuar atij mbështetjen e plotë të Francës në rrugën europiane./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme