Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek, duke komentuar krizën politike dhe ngjarjet e fundit në Kuvendin e Maqedonisë për agjencinë austriake APA, ka thënë se është e gjatë lista e mëkateve të BE-së ndaj Maqedonisë.
Mes tjerash ajo ka theksuar mungesën e perspektivës së qartë të BE e cila, sipas saj, do të kishte pas mundësi të parandalojë eskalimin e politikës nacionaliste të Gruevskit. Ajo ka kërkuar nga përfaqësuesja e lartë e BE-së dhe komesari për zgjerim mbështetje më aktive për formim të Qeverisë së re.
“Shefja e diplomacisë së BE-së Federika Mogerini dhe nga eurokomesari për zgjerim Johanes Han të mbështesin në mënyrë aktive formimin e Qeverisë së re, ndërsa Gruevskit dhe partisë së tij t’ua bëjnë qartë me dije se duhet ta pranojnë rolin e opozitës. Përkrah kësaj, BE duhet të rris angazhimin e saj në Ballkanin Perëndimor, ndërsa procesin e zgjerimit ta pozicionojnë si shtyllë kryesore të stabilitetit në rajon”, thotë Ulrike Lunaçek.
Lunaçek thekson se në kohën e ngjarjeve në Kuvendin e Maqedonisë, Gruevski ka qenë në Vjenë në “takim miqësor” me sekretarin gjeneral të partisë konzervative EVP, Verner Amon.
Ajo po ashtu, ka kritikuar ashpër edhe sjelljen e ministrit të jashtëm austriak Sebastijan Kurc ndaj krizës në vend, i cili i ka dhënë mbështetje të hapur Gruevskit në zgjedhjet e fundit.
“Me atë, Kurc dhe EVP kanë diskredituar Austrinë dhe BE-në, ndërsa janë diskredituar edhe vetë edhe anëtarë të tjerë të Partisë Popullore Evropiane si ndërmjetësues të mundshëm mbipartiak për stabilitet të Maqedonisë dhe Ballkanit Perëndimore”, thekson Lunaçek.
Ministri i jashtëm austriak në zgjedhjet e fundit parlamentare në Maqedoni, ishte prezent në njërin nga tubimet në kuadër të fushatë zgjedhore të VMRO DPMNE-së.
Dubois ‘i fik dritat’ Joshuas dhe mbron titullin...
Sekretet e mbijetesës në orbitë
”Google” shton rregullat, kontrolle kundër falsifikimeve dhe...
Kur barnat kundër dhimbjeve fillojnë të ndikojnë?
Consumer Reports zbulon dhjetë veturat më të mira dhe më të ...
10 këshilla që fëmija juaj të krijojë zakone të shëndetshme ...