Kisha ortodokse serbe kundërshton emërimin e mundshëm të politikanes Ana Bërnabiç në postin e ministres së Serbisë. Arsyeja? Bërnabiç është lesbike.
Ana Bërnabiç është një politikane teknokrate serbe. Ka punuar për disa organizata ndërkombëtare, mes tyre edhe USAID, andaj disa e quajnë edhe «njeri të amerikanëve».
Në qeverinë e kryeministrit Vuçiç ajo që nga viti 2016 është ministre e administratës shtetërore dhe lokale. Detyrë e saj ka qenë të funksionalizojë dhe racionalizojë administratën shtetërore në Serbi. Gjatë katër viteve të fundit në administratën publike janë reduktuar 38 mijë vende të punës. Gjatë këtij viti Bërnabiç pritet të shkurtojë edhe 5 mijë vende të punës.
Në fund të vitit 2014 Serbia ishte marrë vesh me Fondin Monetar Ndërkombëtar të shkurtojë 75 mijë vende të punës. Sipas mediave serbe në sektorin publik të këtij vendi punojnë 514 mijë persona. Kjo punë e ministres Bërnabiç nuk ka qenë në fokus të debateve publike ditëve të fundit në Serbi.
Kisha ortodokse serbe, sipas gazetës «Blic», do të mobilizohet kundër Bërnabiç për shkak të orientimit të saj seksual.
Ajo është ministrja e parë në historinë e Serbisë që hapur ka pranuar se është lesbike. Ditëve të fundit në Beograd është spekuluar se Bërnabiç mund të jetë kryeministre e Serbisë si pasuese e Aleksandër Vuçiçit, i cili më 31 maj do të marrë postin e presidentit të shtetit.
Sipas «Blic» prijësit fetarë në do takim me qeveritarët serbë theksojnë se për ta do të ishte e papranueshme nëse një lesbike të bëhej kryeministre. Krahas Ana Bërnabiç, kandidatë të mundshëm për postin e kryeministrit konsiderohen edhe ministri i Jashtëm Ivica Daçiç dhe ai i Drejtësisë, Nikola Selakoviç./dialogplus
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...