Sindikatat kërkojnë që testimi me PCR të mos paguhet nga punëtorët për shkak se sipas përllogaritjeve të tyre, ata duhet të paguajnë 20 mijë denarë për 10 PCR testime në muaj.
“Nëse shteti nuk ka siguruar mjete financiare në buxhetin e vitit 2022 për PCR testime falas për gjithë punëtorët, ndërsa punëdhënësit theksojnë se shpenzimin për testimin duhet ta marrin punëtorët për të ardhur në punë dhe të punojnë për pagë minimale prej 15.200 dhe t’u realizojnë fitime me miliona, punëtorët do të vdesin nga uria dhe jo nga coronavirusi”, thonë nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.
Ata shprehen se nuk janë kundër vaksinimit, por duhet të ketë edhe zgjidhje.
“Inkurajimi dhe stimulimi duhet të jetë në atë mënyrë që punëtorët të kenë më shumë informacione, por edhe përftimi që do të jetë motiv shtesë, por për fat të keq, KSI ndaj kërkesave të punëtorëve si psh. në ditën kur vaksinohen të rekomandohet ditë pushimi e paguar, ata u deklaruan se s’kanë kompetenca, ndërsa në anën tjetër sot jemi dëshmitarë kur i njëjti komision i çon punëtorët që të paguajnë nëse vendosin të mos vaksinohen”, thonë nga LSM./telegrafi
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...