Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) nëpërmjet një njoftimi thotë se “duke marrë parasysh rekomandimet e Organizatës Shëndetësore Botërore dhe Ministrisë së Shëndetësisë për coronavirusin, ngjarjet e fundit në botë dhe rajon, ku shtetet po ndërmarrin masa parandaluese me qëllim që të mbrohen qytetarët, si dhe fakti se në territorin e Maqedonisë tashmë është vërtetuar rasti i parë i një personi të sëmurë nga virusi, LSDM ju bën apel gjithë institucioneve shtetërore dhe punëdhënësve që t’i ndërmarrin të gjitha masat për mbrojtjen e sigurisë dhe shëndetit, si të punëtorëve ashtu edhe të qytetarëve”.
“Ju bëjme apel punëtorëve dhe qytetarëve që t’i respektojnë dhe mbështesin rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë për uljen e rrezikshmërisë nga infeksioni nga coronavirusi dhe t’i lajnë duart shpesh me sapun dhe ujë kurse gjatë teshtitjes apo kollitjes të përdorin fasulet. Pas përdorimit të fasuleta të hidhen në shporta të mbyllura, dhe gjatë kollitjesh apo teshtitjes si dhe gjatë kujdesit të personave të moshuar të lahen duart”, shprehen nga LSM, njofton Telegrafi Maqedoni.
Krahas kësaj, sipas LSM-së, duhet të vendoset një mbrojtje e posaçme gjatë punës në hapësira të hapura, të kihet kujdes të mbrohet familja nga pajisjet e punës, të mbrohet popullata nga ftohjet, përkatësisht të mos ketë kontakt me të sëmurë duke përfshirë prekje me gojë, hundë dhe sy.
LSM thotë se respektimi i masave do të kontribuojë në parandalimin e shpërndarjes së coronavirusit.
“Të brengosur për punëtorët që në periudhën e ardhshme për shkak të obligimeve të tyre do të jenë në kontakt të vazhdueshëm, por edhe me gjithë qytetarët dhe i inkurajojmë institucionet me kapacitet e tyre që të ndërmarrin masat, të njoftojnë për ndryshimet me çka do të kontribuojnë në parandalimin e shpërndarjes së panikut. Rikujtojmë se Sindikata e ndërtimtarisë pranë LSM, para një muaji apeloi institucionet dhe punëdhënësit që të ndërmerren masa dhe aktivitete për parandalimin e coronavirusit në Maqedoni”, shprehen nga LSM.
Samiti i BE-së: Miliarda ndihmë shtesë për Ukrainën
Përurohet rruga Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë
Pyetja që i ‘djegu’ Xhenetës, si reagoi ajo në darkën e të n...
Mujka: Dëmi i shkaktuar nga sulmi në kanalin e “Ibër-Lepenci...
Aksident me vdekje në aksin Gjirokastër-Tepelenë
Erdogan: Ne presim ndërtimin e një Sirie të çliruar nga terr...