Nëpërmjet një njoftimi nga partia maqedonase në pushtet thuhet se “VMRO-DPMNE vërtetoi se Mickoski ka qenë në Budapest një ditë para fillimit të fushatës”.
“A është transit, a është udhëtim deri në Vjenë apo ajo, VMRO-DPMNE pranoi se Hristijan Mickoski, një ditë para fillimit të fushatës ka qenë në Budapest”, thonë nga LSDM.
Ata pyesin nëse Mickoski në Budapest ka pasur për qëllim të takohet me mentorin e tij, me siç thonë nga LSDM, kriminelin e dënuar Nikolla Gruevski dhe a ka kërkuar Mickoski këshilla nga Gruevski për kandidaten e tij Gordana Siljanovska?
“A mori Mickoski nga Gruevski drejtim për veprim rrënues për t’i bllokuar reformat, dhe me këtë edhe të ardhmen e shtetit”, pyesin nga LSDM duek shtuar që Mickoski të mos fshihet pas njoftimeve të partisë së tij, por të përgjigjet para qytetarëve./Zhurnal.mk
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...