Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se në vitin 2019 do të vazhdojë rritja e pagave, do të fillojë kthimi i TVSH-së, do të ketë rritje ekonomike dhe më shumë para për çdo familje.
Sipas kësaj partie, viti 2018 ka qenë vit i stabilizimit të ekonomisë, është rritur paga mesatare dhe minimale dhe paratë më shumë kanë përfunduar tek qytetarët, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Një vit para nesh, parashihet edhe një rritje e pagës minimale, që do të thotë se do të hapet spiralja e rritjes së pagave dhe do të ketë më shumë para për punëtorët dhe familjet”, thonë nga LSDM.
Ata shtojnë se reforma do të ketë edhe në sistemin e mbrojtjes sociale, me çka theksojnë se shfrytëzuesit e ndihmës sociale do të marrin 300 për qind ndihma sociale më shumë.
KPK nesër mban mbledhje
Ismaili: Rritja ekonomike e Kosovës pritet të jetë rreth 4.3...
Aksion për lirimin e pronave të uzurpuara në veri, policia h...
Mungesa e energjisë, Haradinaj: Kjo qeveri e territ
Hovenier: Laura dhe unë ishim të nderuar që Osmani na u bash...
Intervenim emergjent në një transformator, KOSTT: Një pjesë ...