Google ADS

LSDM: Vaksinat e para muajin e ardhshëm, pason imunizimi masiv

15:02 | 10 Janar 2021
Arbresh.info

“Vaksinat e para do të mbërrijnë muajin tjetër. 800.000 vaksina janë siguruar për tërë vitin 2021, ndërsa ne presim që dozat e para të vaksinës Pfizer në shkurt. Institucionet janë të gatshme, po ndiqet procesi i imunizimit të tërë popullsisë, për një fitore përfundimtare mbi pandeminë”, tha deputeti nga LSDM, Nenad Kociq.

Kociq gjithashtu theksoi se shteti përmes dy mekanizmave të tjerë do të sigurojë doza shtesë të vaksinave kundër coronavirusit, të cilat do të jenë të mjaftueshme për të imunizuar rreth 60 përqind të popullsisë.

“Një prej tyre është mekanizmi ‘Covax’ ku priten 833.000 doza të tjera vaksinash dhe mekanizmi i tretë janë negociatat me vendet anëtare të BE-së që janë gati të heqin dorë nga një pjesë e vaksinave të tyre.

Gjithsej, përmes të tre mekanizmave këtë vit, vaksinimi duhet të sigurohet për 1.2 milion banorë të Maqedonisë së Veriut, pra rreth 60 përqind të popullsisë së përgjithshme”, tha deputeti i LSDM-së, duke shtuar se vaksinimi është faza e fundit e luftës kundër virusit./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme