Google ADS

LSDM: Shteti po i shpëton vendet e punës, jepen kredi pa interesa për 245 kompani me mbi 2.800 të punësuar

11:00 | 16 Prill 2020
Arbresh.info

LSDM nëpërmjet një kumtese njoftoi se “me qëllim të tejkalimit më të shpejtë dhe më të lehtë të krizës nga coronavirusi, Qeveria e LSDM-së ndërmerr masa serioze në ekonomi, në mbrojtjen e secilit vend pune”.

“Me masat e ndërmarra shteti shpëton 250 mijë vende të punës, ju ndihmon punëtorëve dhe mbi 35 mijë kompani”, shprehen nga LSDM, njofton telegrafi maqedoni.

Nga LSDM thonë se një nga ndihmat është mbështetja për ekonominv vendore me kredi pa interes e që janë për ndërmarrjet e vogla, të mesme dhe të mëdha.

“Për këtë masë, në grupin e dytë të aplikimeve janë dhënë kredi të reja për 118 kompani me 1.116 të punësuar. Në dy grupet deri tani, janë dhënë kredi pa interes për 254 kompani me mbi 2.800 të punësuar”, shprehen nga LSDM.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme