LSDM: Sa u pasurua Mickoski me ndihmën e Qeverisë së Nikolla Gruevskit?

19:39 | 22 Tetor 2019
Arbresh.info

Partia opozitare maqedonase LSDM reaguan ndaj konferencës së zëdhënësit të OBRM-PDUKM-së, Naum Stoilkovski duke pyetur se sa para përfitoi Mickoski me ndihmën e Qeverisë së Nikolla Gruevskit.

“Pse nuk del Mickoski të tregojë se sa ka përfituar? Sa është pasuruar gjatë këtyre viteve nga Qeveria e Nikolla Gruevskit”, shprehen nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas LSDM-së, qytetarët e dinë se Mickoski ka qenë këshilltar i Gruevskit për energjetikë dhe Komisioni Anti-korrupsion ka hapur lëndë për hidrocentralet e tij.

“OBRM-PDUKM është parti simbol për tenderë të kurdisur”, thonë nga LSDM duke thënë se kryetari i LSDM-së, Zaev nuk ka rol në asnjë kompani.

Ata shtojnë se firmat e familjes Zaev po punojnë në mënyrë ligjore dhe nuk kanë fituar asnjë denar nga buxheti shtetëror dhe se nuk marrin pjesë në asnjë tender shtetëror.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme