LSDM-ja përmes një kumtese thekson se me rritjen e ndihmës shtetërore për ndërmarrjet do të sigurohen vende të reja pune dhe paga më të larta dhe do të ketë subvencione më të larta për bujqit.
Ata thonë se Qeveria e re do t’i hap perspektivat euroatlantike të Maqedonisë, do të merren parasysh rekomandimet e Raportit të Pribesë dhe Komisionit Evropian dhe do të ketë edhe reforma në gjyqësi në pajtim me praktikat më të mira evropiane, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Në vend të gjyqësisë svarovski e të partizuar të deritanishme, Maqedonia do të bëhet me gjyqësi të pavarur, gjyqësi profesionale dhe joselektive para së cilës të gjithë do të jenë të barabartë. Maqedonia përfundimisht duhet të bëhet shtet ligjor me sistem gjyqësor të pavarur”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.
Nga kjo parti porosisin se do të ketë përgjegjësi për të gjitha dëmet të cilat i janë bërë Republikës së Maqedonisë dhe qytetarëve të saj dhe për këtë nuk do të ketë kompromis.
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...