Nga partia në pushtet LSDM thonë se sipas të gjitha analizave të mendimit të opinionit tregojnë se qytetarët e njohin momentin historik dhe se në mënyrë masive do të dalin në referendum më 30 shtator dhe do të deklarohen “Për” Maqedoninë Evropiane, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Qytetarët e din se para tyre është një mundësi historike që ta sigurojnë të ardhmen, e din se Maqedonia i takon BE-së dhe NATO-s, se integrimi në dy lidhjet më të rëndësishme botërore është prioritet strategjik.
Qytetarët janë të vendosur “Për” Maqedoninë Evropiane dhe për këtë më 30 shtator do ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike dhe të zgjedhin të ardhmen, do të zgjedhin anëtarësimin në BE dhe NATO për mbrojtjen e identiteti maqedonas”, thuhet në deklaratën e LSDM-së.
Nga atje shtojnë se të gjitha partitë politike, ndërsa para se gjithash OBRM-PDUKM duhet në mënyrë aktive të kyçen në proces, të mbështesin vendimin e qytetarëve dhe tu bëjnë thirrje anëtarëve të tyre që më 30 shtator të dalin në referendum në mënyrë masive. /Telegrafi/
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...
Rama në Britani e Madhe: Emocion kuqezi pak minuta përpara t...
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...