Përmes një kumtese të lëshuar, ka reaguar partia maqedonase në pushtet ndaj reagimit të Dimçe Arsovskit nga OBRM-PDUKM-ja.
“Katastrofë ekonomike ishte qeverisja kriminale e OBRM-PDUKM-së, udhëhequr nga bartësi i krimit Nikolla Gruevskit, kur ekonomia shkatërrohej, dhe qytetarët varfëroheshin për t’u kryer apetitet e Gruevskit dhe bashkëpunëtorëve të tij”, thonë nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.
Qeveria e udhëhequr nga LSDM, thonë ata, punon përgjegjshëm dhe menaxhon me paratë e qytetarëve ndërsa kryesia anti-perëndimore e OBRM-PDUKM-së nuk din si të punojë në mënyrë të përgjegjshme, dhe nuk mund të pajtohet me politikat e sukseshme.
“Raporti i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë thekson se parashikimet më të fundit tregojnë themelet e shëndetshme dhe të qëndrueshme të ekonomisë së vendit, me potencial për rritje solide, mbështetur nga aktiviteti kreditues i bankave, si dhe intensifikimin e rritjes ekonomike në tre vitet e ardhshme” kumtojnë nga LSDM. duke shtuar se parametra të shumta ekonomike siç janë rritja e pagave, rritja e eksportit, konsumi dhe prodhimi industrial, numri rekord i investimeve të huaja, tregojnë qartë se ekonomia është e stabilizuar dhe po lëviz në drejtim të mirë.
Mjekët paralajmërojnë: Mos qëndroni më shumë se 10 minuta në...
Apple po përgatit një surprizë për të gjithë ata që presin n...
Norvegjia, rekord në Evropë për makinat elektrike
Peshku ton shitet për 1.3 milion dollarë
Presidenti ukrainas thotë se gati 15 mijë ushtarë rusë janë ...
Gripi sezonal rrit numrin e pacientëve në kryeqytet