Pas informacionit të djeshëm nga kryetari i VMRO-DPMNE-së në Maqedoni, Nikolla Gruveski se përgatisin dokument për dalje nga kriza politike, LSDM-ja sot kumtoi se “programi i qeverisë së re reformuese të udhëhequr nga LSDM-ja, është dokumenti i vetëm që është në interes të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë dhe e garanton unitetin e shtetit.
Mbi 700.000 qytetarë presin sa është e mundur më shpejtë të zgjidhet qeveria e re e cila do të sigurojë drejtësi për të gjithë, jetë cilësore për të gjithë dhe unitet. Për këtë votuan në zgjedhje dhe për këtë qëndruan me 67 mandate deputetësh pas kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev”, thuhet në kumtesë.
Sipas LSDM-së, Gruevski më nuk është faktor i vendosjes por ata janë qytetarët dhe ai, siç theksojnë, mund të përgatitet vetëm për opozitë dhe për ballafaqim me përgjegjësinë.
“Maqedonia duhet të ecë para. Do të ketë vazhdim të seancës konstituive në Kuvend, kryetar të ri të Kuvendit, mandat për krijimin e qeverisë dhe qeveri të re reformuese. Ashtu zgjodhën qytetarët e Republikës së Maqedonisë”, thuhet në kumtesë.
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...