LSDM ka akuzuar partinë e Mickoskit se shkaku i tyre dhe mos votimi i ligjit, erdhi deri te humbja e 100 milione eurove ndihmë nga BERZH-i.
”Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim tërhoqi kredinë prej 100 milionë eurosh për të mbështetur SHA ESM dhe për ta ndihmuar atë të përballet me pasojat e krizës energjetike.
Tërheqja vjen pasi OBRM-PDUKM e bllokoi zgjidhjen ligjore me muaj të tërë, duke gënjyer hapur se do të mbyllte objektet energjetike REK Manastir dhe REK Oslomej.
Për shkak të destruktivitetit të Hristijan Mickoskit dhe partise se OBRM-PDUKM-së, qytetarët mbetën pa 100 milionë euro ndihmë në kohë krize.
Nuk është hera e parë që shteti dëmtohet financiarisht nga OBRM-PDUKM, ashtu ishte me kredinë nga Banka Botërore gjatë krizës së koronavirusit, kur zëvendësministrja e atëhershme e Financave Gordana Kochovska Dimitrievska nuk e nënshkroi kredinë.
Si shumë herë më parë, OBRM-PDUKM-ja jo vetëm që nuk ndihmon, por në kohë krize e thellon shtetin.
Është sjellje e turpshme, e ulët dhe e papërgjegjshme e Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së dhe do të gjykohet dhe vlerësohet nga qytetarët” -thonë nga LSDM-ja. /Telegrafi/
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë