Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “e bllokuar nga mbrojtja e krimit të Gruevsklit, partia OBRM-PDUKM mbetet e vetmuar në politikë anti-shtetërore dhe anti-evropiane”.
OBRM-PDUKM, sipas kësaj partie, nuk mund të pranojë se e gjithë bota evropiane dhe demokratike i vlerëson sukseset e Qeverisë së udhëhequr nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Për dy vite shtet të kapur, vendi ynë, sot është shembull në rajon. Ky është dallimi i madh mes OBRM-PDUKM-së shkatërruese dhe puna përgjegjëse e Qeverisë së udhëhequr nga LSDM”, thonë nga kjo parti.
Ata shtojnë se se në vend që kjo parti opozitare të mbaj konferenca të kota për shtyp të ballafaqohet me faktet që janë vendosur në raportin më pozitiv në historinë e shtetit tonë nga Komisioni Evropian.
“Ka rritje të konsiderueshme ekonomike, është rritur paga mesatare dhe minimale, pas 11 viteve stagnim kemi rritje të BPV-së për 3.7 për qind, pa u shpenzuar denarë për promovim, kemi numër rekord të investimeve të huaja prej 625 milionë euro”, thonë nga LSDM.
Vetëm Mickoski, sipas LSDM-së, dhe OBRM-PDUKM nuk kanë guxim ta urojnë raportin më pozitiv që nga pavarësia. Pë ato më e rëndësishmja është mbrojtja e krimit të kryetarit të nderit në arrati, Gruevski.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?