LSDM paralajmëron paga për punëtorët ditëve të pushimit

20:10 | 20 Nëntor 2021
V. S.

Kryetari i Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale, Milan Zhivkoviq në konferencë për shtyp publikisht pyeti deputetët e opozitës çfarë kanë kundër që punëtorët të marrin ditën e diel si ditë pushimi dhe dhe pse janë kundër që 92% e punëtorëve ta marrin ditën e diel si ditë pushimi.

“E dimë pse deputetët e OBRM-PDUKM-së, Aleancës për Shqiptarët dhe “Të majtës” bllokojnë ligjet në Ligjin për marrëdhënie pune: këtë e bëjnë që të mos ketë punëtorë më produktiv dhe më të kënaqur”, tha Zhivkoviq.

Ai shtoi se të njëjtat ndryshime i bllokojnë edhe për ndryshimet ligjore ku 4.700 mësimdhënës marrin vendim për punësim.

“Të njëjtit bllokojnë Propozim-ligjin për heqjen e interesave në borxhe ku mbi 150 mijë qytetarëve do t’u ndihmohet për ta zgjidhur problemin me pagesën e votuar në ndërmarrjet publike”, tha mes tjerash ai.

Në fund tha se opozita me siguri do të përpiqet ta bllokojë pagën minimale prej 18 mijë denarëve që është planifikuar për vitin 2022./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme