Nga partia në pushtet LSDM akuzojnë partinë opozitare dhe kandidaten e tyre për presidente Gordana Siljanovskë për shkak, siç thonë, se ajo ka dorëzuar vetëm një raport në përfundimit të zgjedhjeve të rrethit të parë.
Nga LSDM thonë se të mposhturit Miskoski dhe OBRM-PDUKM të mos kërkojnë alibi dhe të sqarojnë pse Siljanovska paraqiti vetëm një raport financiar.
“Në vend që të kërkojnë alibi për humbjen me ankesa të pabazuara, OBRM-PDUKM duhet të përgjigjet se pse kandidatja e tyre Gordana Siljanovska-Davkova, në vend të dy siç kërkohet me ligj, dorëzoi vetëm një raport periodik një ditë para zgjedhjeve të rrethit të parë, e cila u konstatua edhe nga konkluzionet e Misionit të OSBE-ODIHR. Përveç se është dorëzuar vetëm një raport financiar Gordana Siljanovska, e njëjta është dorëzuar në një formë të papërshtatshme dhe nuk japin një tablo realiste të shpenzimeve. Mickovski, Siljanovska dhe OBRM-PDUKM janë të detyruar që ta shpjegojnë këtë”, thonë nga LSDM.
Nga LSDM shtojnë në reagim se në vend që të kërkojnë justifikime, OBRM-PDUKM duhet të pranojë se qytetarët thanë “jo” konceptin e tyre shkatërrues, të cilat siç thonë nga atje, çojnë në izolim dhe kthim në të kaluarën e errët dhe në politikat e tyre shkatërruese./Telegrafi/
Drejtori i AKI-së sot raporton në Komisioni për Mbikëqyrjen ...
Trupat koreanoveriore mund të jenë “shënjestër” ...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Rusia dhe Ukraina shkatërrojnë dhjetëra dronë të njëra-tjetr...
Katër rekorde që ka arritur Barcelona pas ceremonisë së Topi...
Kuvendi sot i vazhdon seancat e papërfunduara të shtatorit e...