Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së, thuhet se “OBRM-PDUKM janë ata që për 11 vite manipuluan me të punësuarit në çerdhe dhe në sistemin e mbrojtjes sociale”.
“Gjatë kohës së qeverisjes kriminale të OBRM-PDUKM-së, numër i madh i të punësuarve në çerdhe u lanë të punojnë me kontratë mbi vepër, nuk jepeshin vendimet për punësime, ndërsa të punësuarit në çerdhe shpesh herë kërcënoheshin dhe manipuloheshin para zgjedhjeve”, thuhet në njoftimin e LSDM-së, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ata thonë se Qeveria e udhëhequr nga LSDM dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale shfaqin kujdes të vërtetë ndaj punëtorëve të çerdheve dhe të mbrojtjes sociale.
“Me pagën e qershorit kuadri profesional në çerdhe kishte rritje prej 16% që është rreth 3000 denarë neto për një të punësuar. 3.138 punonjës në çerdhe tani marrin rreth 3.000 denarë pagë. Në të njëjtën kohë, paga më të larta për mbi 4.300 denarë marrin 1770 të punësuar në sektorin e mbrojtjes sociale”, thuhet në reagimin e LSDM-së.
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...