Aktgjykimi për rastin “TNT” për rrënimin e “Kosmos” rikonfirmoi se OBRM-PDUKM është parti kriminale me tapi, akuzojnë nga LSDM.
Në rastin “TNT” janë dënuar me burg Nikolla Gruevski dhe Mile Janakieski, si dhe ish-kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski.
“Aktgjykime të shumta konfirmojnë indikacionet për krime të rënda të kryera përmes projektit “E vërteta për Maqedoninë”. U vërtetuan pretendimet se Nikolla Gruevski është frymëzuesi i shumicës së krimeve dhe Mile Janakievski është autori i tyre.
Është i njëjti Gruevski që Mickoski fillimisht e kishte këshilltar, e më pas sekretar të përgjithshëm të partisë, i njëjti Gruevski që e vendosi Mickoskin në një kolltuk në Pallatin e Bardhë”, shtojnë nga LSDM./Telegrafi/
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...